Presidenti i Serbisë, Aleksandërr Vuçiq, ka takuar sot përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian.
“Kam marrë vendim që të mos them asnjë fjalë për takimin me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi. Mendoj se është më mirë për të gjithë”, tha Vuçiq.
Takimi u mbajt në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë dhe tema kryesore ishte gjendja aktuale në veri të Kosovës, raporton Kosovo-Online.
Forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë bastisur dje Mitrovicën Veriore, duke arrestuar Milun Milenkoviqin, sportist serb dhe trajner në Klubin e Kick Boksit “Kosovska Mitrovica”, me akuzën, siç tha ministri Sveçla, se është lider i “Mbrojtjes Civile” dhe se ai qëndron pas sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan.
Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë dje se Milenkoviq është arrestuar me urdhër personal të Albin Kurtit, të cilin, siç tha, policia e Kosovës e ka ndjekur dhe kërcënuar me arrest me muaj të tërë, sepse është luftëtar i shquar i të drejtat e serbëve në veri të Kosovës.