Kombëtarja e Rumanisë do të zbarkojë në Prishtinë më 16 qershor për ndeshjen e radhës kualifikuese kundër Kombëtares së Kosovës.
Që nga fundi i majit, kur tensionet në veri të Kosovës u rritën, Federata Rumune e Futbollit është shqetësuar për tifozët rumunë që pritet të udhëtojnë në Kosovë për takimin e vlefshëm të Grupit I.
Elis Bakaj, ish-futbollisti shqiptar përmes një deklaratë për një medium rumun, ua ka bërë të ditur se nuk ka nevojë për frikë dhe se Prishtina është vend i sigurt.
“Prishtina është më e sigurt se kurrë, nuk ka asgjë të rrezikshme. Gjithsesi televizioni gjithmonë e tepron paksa për audiencën. Nuk është asgjë, kam miq, njoh njerëz që shkojnë nga Tirana në Kosovë pothuajse çdo ditë. Me punë, me biznes. Nuk ka asgjë! Nuk ka asgjë për të qenë, sepse atje ka forca të NATO-s, kështu që asgjë nuk mund të ndodhë. Aty jeta vazhdon e qetë, siç ka qenë gjithmonë. Kishte disa probleme, por larg Prishtinës, një ose dy ditë dhe asgjë tjetër” – tha Bakaj për Sport.ro.
Bakaj theksoi se Rumania nuk do ta ketë aspak të lehtë në Prishtinë, pasi stadiumi “Fadil Vokrri” është i vështirë për kundërshtarët.
“Prishtina është një stadium i vështirë për të luajtur. Në përgjithësi, në Shqipëri, në Serbi, në Ballkan është e vështirë të luash jashtë. Tifozët në këtë zonë janë fanatikë, ata kujdesen shumë për ekipet e tyre kombëtare, sepse ata janë patriotët. Do të jem i vështirë sepse do të ketë shumë presion mbi lojtarët rumunë. E di që stadiumi do të mbushet, biletat janë shitur të gjitha”, deklaroi ai.
“Unë jam një shqiptar që jetoj këtu prej kohësh, kam jetuar edhe në vende të tjera jashtë, por kemi shumë gjëra të përbashkëta. Ndryshe ishte nëse Kosova apo Shqipëria do të luanin kundër Serbisë. Por me rumunët nuk do të ketë kurrë asnjë problem”, theksoi ai.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë do të zhvillohet më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.