Mësimdhënësi që dyshohet për sulm seksual ndaj nxënëses pritet të dal para gjykatës

Mësimdhënësi që dyshohet për sulm seksual ndaj nxënëses pritet të dal para gjykatës

Mësimdhënësi Valentin Selmanaj, i cili u arrestua nën dyshimet për sulm seksual ndaj nxënëses së klasës së shtatë në shkollën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Deçan, pritet që sot të dalë para Gjykatës. Ndaj tij Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti, ka bërë të ditur se seanca ndaj Selmanajt pritet të mbahet sot në orën 13:30.

“Seanca në lidhje me kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit do të mbahet sot në ora 13:30”, ka thënë Zhuti.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka bërë me dije dje për Sinjalin se ndaj Selmanajt kërkohet një muaj paraburgim, nën dyshimet se ka kryer dy veprat penale “Sulm seksual” dhe “Kanosje”.

Përveç arrestimit, Selmanaj edhe është suspenduar nga puna pasi ndaj tij kanë nisur hetimet.

Kjo ngjarje e tmerrshme që ka ndodhur brenda hapësirave të shkollës, i ka kushtuar me arrestim dhe ndalim mësimdhënësit të dyshuar.

Related Articles