Zhvillimet e fundit, Policia thërret konferencë të jashtëzakonshme

Tre pjesëtarë të Policisë Kufitare të Kosovës, janë kidnapuar sot në territorin e Kosovës, në afërsi të Leposaviqit në rrugë ilegale.

Lajmin për kidnapimin e tyre e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe Ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla.

Pas këtij zhvillimi polica ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme lidhur me rastin ku në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë kidnapuar tre zyrtarë policorë kufitar patrullues​“, thuhet në njoftim.

Konferenca është paraparë të mbahet sot më, 14.06.2023 në ora 17:00.

Related Articles