Kongresmeni Torres: ShBA-ja nuk duhet të mashtrohen më nga regjimi serb (VIDEO)

Kongresmeni Torres: ShBA-ja nuk duhet të mashtrohen më nga regjimi serb (VIDEO)

Kongresmeni, Ritchie Torres, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Twitter, duke kërkuar nga ShBA-ja që të mos mashtrohet nga regjimi serb dhe të ta vlerësojë Kosovën si vend demokratik.

“Kosova është demokracia më e fortë në Ballkanin Perëndimor. Ajo është dhe ka qenë gjithmonë një aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkuara, duke strehuar refugjatë tafganë kur pak vende do ta bënin këtë. Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të qëndrojë përkrah demokracive si Kosova”, ka shkruar Torres.

Politikani amerikan po ashtu postoi edhe një video ku shihet duke iu drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me çështjen e Kosovës në raport me Serbinë.

Fjalimi i Torres:

Lufta për pushtet mes demokracisë dhe autokracisë është sfida kryesore e shekullit 21.

Pse është Departamenti i Shtetit duke e dënuar Kosovën demokratike, teksa po e qetëson një Serbi gjithnjë e më autokratike.

Në një hark kohor prej 16 vjetësh, Kosova është shfaqur si vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, kur ShBA-ja kishte nevojë për shtetet që t’i strehonin refugjatët afganë pas tërheqjes nga Afganistani, Kosova ishte një nga vendet e para që doli e gatshme për këtë rast. Kosova është një aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa Serbia ka qenë një satelit në orbitën e Rusisë dhe si degë e Kinës.

Serbia ka refuzuar të sanksionojë pushtimin e paligjshëm të Rusisë në Ukrainë dhe krimet e luftës së Vladimir Putinit kundër civilëve në Ukrainë. Ajo ka importuar sisteme armësh nga Rusia në kundërshtim me ligjin amerikan.

Madje ka pasur edhe një sondazh që tregon se Vladimir Putini është lideri i huaj më popullor në Serbi, pavarësisht nga krimet e luftës.

Duke i pasur parasysh të gjitha këto fakte që i kemi para syve, pyes veten se pse Departamenti i Shtetit do të insistonte në qetësimin e një shteti satelitor të Rusisë, në kurriz të një aleati të qëndrueshëm demokratik?

ShBA-të nuk duhet të mashtrohen më nga regjimi serb.

Nuk mund të ulesh në dy karrige në të njëjtën kohë, veçanërisht kur ato dy karrige, ShBA-ja dhe Rusia, demokracia dhe autokracia –  janë shumë larg njëra tjetrës.

Amerika duhet të qëndrojë pa mëdyshje me demokracinë e saj më të madhe eksportuese.

Related Articles