Nëntë persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, pas një konflikti për pronën mes dy familjeve në Turqi.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, mosmarrëveshja lindi për pronësinë e një ferme prej 20 hektarësh, në rrethin Bismil në provincën me mbizotërim kurd të Dijarbakirit.
Imazhet e transmetuara nga mediat turke tregojnë trupat e gjashtë burrave të shtrirë në një arë me grurë të korrur, ku tre prej tyre mbanin automatikë kallashnikov.
Sipas agjencisë turke të lajmeve DHA, mosmarrëveshja u përshkallëzua pasi një nga familjet ndezi zjarrin në parcelën në fjalë.