Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) , Ganimete Musliu në foltoren e Kuvendit të Kosovës, në telefonin e saj personal ka lëshuar një audio ku fliste kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, disa vite më parë, ku siç tha ajo fliste jo mirë për policinë kohë më parë.
Deputetja e PDK-së tha se Kurti mund të ikë nga opozita, policia e ushtarët, dhe nga qytetarët, por “Albini s’ka me mujtë kurrë me ikë prej Albinit”.
“Albin Kurti mundet me ikë nga opozita, nga ushtarët nga policët, nga mjekët, mësuesit, nga qytetarët por Albini s’ka me mujt kurrë me ikë kurrë prej Albinit. Ka me ndjekë Albini këtë Albinin(në audio) si hije”, tha Musliu.
“Edhe sot si në çdo debat tjetër, Albini erdhi këtu recitoi, i shpjegoi popullit çka është kidnapimi. Kisha m’i besu sikur mos ta njihja Albinin e vërtetë, e ai është ai që dëgjuat në audio. Albini i sotshëm nuk ka ide si tejkalohet kriza, se e shkakton vetë”, shtoi deputetja.
“Kush guxon ta kritikoj, ky e shpall tradhtar. Nuk jemi ne tradhtar që kërkojme llogari nga një kryeministër palaço. Tradhtar janë ata që i quanin policët majmum, që nuk ua rrisin pagat..e para një javë që refuzuan ligjin për pensionim të parakohshëm. Nje vit ju dasht me zgjidh një drejtor të policisë, pasi komandat suprem është Sveçla”
“Kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi”, ka thënë Musliu.