Një person dyshohet se është kanosur me armë nga një person në Prishtinë.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari për këtë rast gjendet në arrati.
” Viktima mashkull kosovar ka informuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësit policore”, thuhet në raport.