Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili ka folur sërish për aferat e ambasadorit të Kosovës Martin Berishaj, raporton Gazeta Blic.
Sipas saj Berishaj përveç që ka importuar rrymë nga Serbia, ka negociuar edhe kontrata importi.
Kica ka shkuar se Berishaj ka gënjyer në komisionin hetimor parlamentar e ku dyshohet për tre vepra penale.
Reagimi i plotë:
Martin Berishaj ka importuar rrymë nga Serbia.
Ka negociuar kontrata importi, nga Serbia.
Ka gënjyer në komision hetimor parlamentar të Republikës së Kosovës. Dyshohet për tre vepra penale.
Ai sot përfaqëson këtë Republikë.
Mbajeni këtë në mend çdo herë që Qeveria flet për sundim të ligjit, arrestim të kriminelëve, e ndalim të ndikimit serb në Kosovë.