RTV Dukagjini ka publikuar pamje të reja nga sulmi që iu bë sot gazetarëve kosovarë në komunën e Leposaviqit, por edhe veturës zyrtare të ministrit Elbert Krasniqi.
Në video shihet momenti kur sulmohet gazetarja e RTV Dukagjini, Dorentina Thaqi e cila gjithashtu dëgjohet teksa shqetësohet për kameramanin Leonard Berisha.
Postimi i plotë i RTV Dukagjini:
Momente drithëruese nga veriu
Në këtë video pasqyrohet ngjarja dramatike që ndodhi në Leposaviq e ku u sulmuan brutalisht gazetarët.
Përmes kësaj video dëshmohet sulmi ndaj gazetares së RTV Dukagjinit, Dorentina Thaqi dhe torturat ndaj kameramanit Leonard Berisha, madje edhe pengesa nga ushtarët e KFOR-it për ndihmën që kameramani e kërkonte.
Por, këto pamje dëshmojnë edhe një gjë, lidhjen emocionale mes ekipit të RTV Dukagjinit në terren. Video dëshmon se gazetarja Dorentina Thaqi nuk i kishte brengë më lëndimet e saj, por shqetësohet tej mase për vendndodhjen e kameramanit Leonard Berisha. Ai gjatë sulmit ishte ndarë nga Dorentina dhe ekipet e mediave tjera.