Një vajzë kosovare ka njoftuar policinë se derisa ishte duke shkuar në shtëpi, është sulmuar nga tre persona të panjohur në lagjen “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë të Veriut.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se të njëjtit e kanë goditur në këmbë.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se derisa ishte duke shkuar në shtëpi është sulmuar nga tre persona të panjohur. Të njëjtit e kanë goditur viktimën në këmbë. Viktima nuk ka dashur trajtim mjekësor. Rasti në hetime”, thuhet në raport.