Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj do të kurorëzojnë me dasëm lidhjen e tyre ditën e sotme në një ceremoni private në Toskana, Itali.
Çifti dëshiron të ruajë privatësinë në maksimum, ndaj kanë bërë një kërkesë të rëndësishme, e theksuar edhe në ftesën që të ftuarit kanë marrë, në të cilën thuhet se duan të respektohet dita e tyre, pa postime, foto, video në rrjetet sociale.
Çifti ka pajtuar edhe një skuadër sigurie për ta ruajtur gjithçka sa më private.