Një makinë me targa të Kosovës është përmbysur në lumin Lepenc

Një makinë me targa të Kosovës është përmbysur në lumin Lepenc

Një makinë është përmbysur pasditen e sotme në lumin Lepenc, në pjesën e Maqedonisë, përkatësisht afër tunelit në rrugën Shkup-Bllacë.

Dyshimet e para janë që makina të ketë targa të Kosovës.

Ekipet e policisë dhe ato të kërkim shpëtimit janë prej orësh në terren duke kërkuar makinën por pa sukses deri tani.

Në kërkim janë përfshirë edhe vullnetarë që kanë ofruar ndihmë fizike dhe monitorim me dronë.

Kërkimin e ka vështirësuar niveli i lartë i ujit si pasojë e reshjeve të fundit.

Related Articles