Ka vdekur 76-vjeçarja nga Ekuadori e cila para një jave, ishte nxjerrë e gjallë nga arkivoli.
Bella Montoya nga Babahoyo i kishte habitur familjarët e saj kur e panë të merrte frymë derisa ishte në arkivol dhe të gjithë e menduan të vdekur.
Ajo kishte qenë në arkivol për gati pesë orë para se anëtarët e familjes ta kuptojnë se ajo ishte ende gjallë.
Shërbimet e emergjencës u thirrën në vendngjarje dhe Montoya u dërgua përsëri në spital, ajo ishte në kujdesin intensiv, sipas djalit të saj.
Pas shtatë ditësh në kujdes intensiv, Ministria e Shëndetësisë e Ekuadorit konfirmoi se ajo vdiq të premten nga një sulm në tru, shkruan BBC.
Momenti kur gruaja u nxor e gjallë nga arkivoli ditë më parë: