Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se lajmi për humbjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli na ka mërzitur shumë të gjithëve.
Krasniqi i ka shprehur ngushëllime familjeve Pacolli dhe Visoka, dhe Shkëlqimit që pati fatin të shpëtonte në këtë tragjedi ku humbi prindërit dhe vëllain e tij.
“Lajmi për humbjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli në aksidentin e ndodhur mbrëmë afër Shkupit, na ka mërzitur shumë të gjithëve”.
Në këto momente të rënda, u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve Pacolli dhe Visoka, posaçërisht Shkëlqimit, i cili pati fatin t’i shpëtojë kësaj tragjedie, në të cilën humbi prindërit dhe vëllaun e tij.
Mirënjohje dhe respekt të gjitha organeve, kosovare dhe maqedonase, të cilat u angazhuan pandalur për gjetjen dhe nxjerrjen e viktimave nga lumi Lepenc”, ka shkruar Krasniqi.