Finalja e Ligës së Kampionëve në hendboll mes Magdeburgut dhe Kielces është ndërprerë për shumë minuta për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të një gazetari që ishte në palestrën në Koeln.
Bëhet fjalë për gazetarin polak Pawel Kotwica, që punonte për një medium në vendin e tij.
Gazetarit i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore, por që nuk mjaftoi. EHF-ja ka njoftuar të dielën mbrëma se gazetari polak ka vdekur.
Kotwica është dërguar në spital, por mjekët nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë.
Federata Evropiane i ka shprehur ngushëllime familjes së gazetarit të ndjerë.