Tragjedia e familjes Pacolli, tre anëtarë të së cilës humbën jetën tragjikisht ka tronditur gjithë vendin. Naim, Merita, e djali i tyre i mitur u nxorën të vdekur dje nga vetura e tyre, e cila ra në lumin Lepenc, teksa po ktheheshin të shtunën nga Aeroporti i Shkupit, raporton Gazeta Sinjali.
Për vdekjen e tyre kanë shkruar edhe miq e familjarë, e ndër ta edhe vëllai i të ndjerës Meritës, ish-kampioni i boksit, Xhavit Visoka.
Në një postim në Facebook, ai u shpreh i pikëlluar për këtë rast tragjik, duke shkruar disa fjalë prekëse, të cilave ua bashkëngjiti edhe një fotografi.
“Ah bre Pse ? Pseeee bre iket ???Ah bre Moter na djege Shpirtin u nise per Pushime e ike ne ate Bote me Burre e me Djal. Allahu ne lula te xhenetit e pushoft Shpirtin e juv!”, ka shkruar ai.