Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se të martën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Moti do të ketë rritje të lehta të vlerave ekstreme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. /Gazeta Enigma