Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Për 40-vjeçaren Alma Kaçi e cila u pa në video-skandalin e Gjicit, duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrat e Bashkisë, gjykata la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Në dëshminë e saj 40-vjeçarjaka i qëndruar dëshmisë që ka dhënë më parë, duke thënë se ka pasur lidhje me Gjicin.
Ajo ka deklaruar para gjykatësve se ka pasur një projekt konkret për kujdesin ndaj qenve të rrugës, por kur ka shkuar për t’ia propozuar në zyrë Gjicit, ai e ka ngacmuar seksualisht. Në takimin e dytë ajo ka thënë se ka kryer marrëdhënie me dëshirë, por vendosi që ta filmojë.
“Kisha një projekt merresha me qentë, kam pas lidhje me zotin Gjici. Kur shkova herën e parë ai më ngacmoi seksualisht, në takim e dytë marrëdhënien e kam kryer me dëshirë, por vendosa ta filmoj”, ka thënë ajo.