Kishin përshtypjen se Bashkimi Evropian s’po vepron drejtë.
Ndaj pakënaqësinë për këtë, disa të rinj kosovarë e shprehën para zyrës së këtij institucioni në Prishtinë, të hënën paradite.
Përmes një banderole e me sy të mbyllur me logon e BE-së, simbolizuan heshtjen e unionit kundrejt veprimeve të Serbisë. “Lëvizja për Demokraci” kërkoi nga Brukseli zyrtar që Serbia të thirret para përgjegjësisë.
Protestueist donin që presioni evropian të drejtohet ndaj fqinjit verior të Kosovës, që do zhbërjen e saj. Kërkesë e tyre ishte edhe lëshimi nga burgu i tre policëve të rrëmbyer nga Serbia, kumti për lirimin e të cilëve u dha pak para se të nis protesta.