Pamje: Momenti kur shpëtohet turisti çek pasi bie nga lartësia në “Syrin e Ciklopit”

Në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit”, në Krrabë, duke eksploruar natyrën, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe është rrëzuar, në një zonë me terren shumë të vështirë, turisti çek 61 vjeç me iniciale V. Sh..

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me FNSh Tiranë, pas marrjes së njoftimit, kanë organizuar punën për t’i ardhur në ndihmë 61-vjeçarit.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë dhe shërbimit mjekësor është bërë e mundur nxjerrja e shtetasit të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë.

Për shkak të terrenit mjaft të vështirë, turisti çek është transportuar me barrelë deri në rrugën e makinave.

Related Articles