Protestë në Graçanicë, Policia njofton për mbylljen e rrugës kryesore

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se rruga kryesore në Graçanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik për shkak të protestës që do të mbahet, raporton Gazeta Enigma.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graçanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graçanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës”, thuhet në njoftim.

Tutje, Policia apelon te shoferët që të shfrytëzojnë rrugët alternative.

“Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Enigma

Related Articles