‘Pesë vjetë nga fitorja e parë e Kombëtares së Kosovës pas anëtarësimit në UEFA e FIFA’, ishte mbishkrimi i postuar në faqen e FFK-së, përmes të cilit ky institucion kujton ndeshjen e parë, pas pranimit të futbollit të Kosovës në instanca të larta të futbollit botërorë, FIFA, të cilit i kishte parapri pranimi në UEFA disa ditë më parë, shkruan Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka publikuar shkurtimisht Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi në faqen e saj, duke ritkhyer në kujtesë mbamendjeje atë ngjarje të madhe, e cila asokohe ishte e vlerësuar e rëndësisë kruciale për ekipin e ri të Kosovës, pas aprovimit të kërkesës për pranim në dy asociacionet botërore të futbollit, FIFA dhe UEFA.
Me dy gola të shënuar në fund të pjesës së parë përkatësisht asaj të dytë, saktësisht në minutan 44′ nga Albert Bunjaku dhe atë të 90’+ nga Elbasan Rashani, Kosova pati shënuar fitore të madhe, e cila u vlerësua e rëndësisë historike.
Kujtojmë që Kosova është pranuar në FIFA më 13 maj të vitit 2016, me 114 vota pro, nga gjithsej 164 vota valide të kongresit të 66 të FIFA-s, të mbajtur në Meksiko Sity. Atij vendimi i kishte parapri një vendim paraprak për pranim në UEFA më 3 maj të po atij viti (2016), duke u cilësuar si ngjarja më e madhe dhe historike për futbollin e Kosovës, dhe vet Kosovën si shtet i ri, pas pengesave të vazhdueshme që i ishin shkaktuar në kontinuitetin e procesit të anëtarsimit.
E njeriu kryesorë për ato të arritura historike, padyshim ishte legjenda e futbollit, Fadil Vokrri, tashmë i ndjerë, të cilit i atribuohet merita kryesore, krahas shumë personaliteteve nga Kosova e miqëve ndërkombëtarë që kishin konbtribuar në vijimësi.