Një person i tretë që ka lidhje shoqërore me Alma Kaçin, është duke u hetuar nga SPAK, pasi dyshohet se ka shpërndarë fillimisht në aplikacionet sociale videon erotike mes 40-vjeçares dhe kryebashkiakut Safet Gjici.
Personi që ende nuk jepet të dhëna nga SPAK nëse është vajzë ose djalë, po hetohet pasi rezulton se ai ka nxjerë videon seksi në publik.
Burime pranë SPAK thanë për gazetarin e “Ora News” Elton Qyno se videon nuk e ka nxjerë në publik Alma Kaçi, por një person i tretë, lidhje e njohur 40-vjecares.
Vidoja është marë përmes procedurës së filmimit nga telefoni në telefon, dhe një gjë e tillë është kryer duke filmuar telefonin e Alma Kaçit.
Fillimisht gjithçka mund të ketë qënë një neglizhencë e Alma Kaçit, thanë burimet pranë SPAK, ku njeriu i besuar i saj i ka filmuar telefonin dhe më pas ka marë materialin 2 minutësh, ku Alma Kaçi dhe Gjici kryejnë marëdhënie seksuale.
Më tej materiali i filmuar mbi telefonin e Alma Kaçit është shpërndarë dhe rishpërndarë në shumë aplikacione telefonike, derisa u publikua në median sociale.