Vjedhje në Qendrën e Regjistrit Civil në Podujevë, hajnat marrin mbi 4 mijë e 500 euro para të gatshme

Ka ndodhur një vjedhje në objektin e Qendrës së Regjistrit Civil në qytetin e Podujevës.

Sinjali mëson se mëngjesin e djeshëm është raportuar nga stafi i Qendrës se persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda objektit dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, mbushje elektronikë, numra SIM e pulla postare.

Bazuar në dëshminë e tyre, nga  e cila është pronë e Postës së Kosovës, janë  marrë mbi 4 mijë e 500 euro para të gatshme, teksa vlera e gjësendeve tjera të vjedhura është mbi 400 euro.

Pos kësaj janë shkaktuar edhe dëme materiale në dyer dhe dritare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, të cilat kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Related Articles