Sipas Dimal Bashës presidenti serb Aleksandar Vuçiq s’mund të bëhet palë konstruktive derisa është pengmarrësi i tre policëve të Kosovës të cilët u kidnapuan nga policia serbe.
Ai tha se për kidnapinë e policëve presidenti Vuçiq do të duhej të arrestohej për veprat kriminale që ka bërë.
Basha për këtë pati edhe një krahasim tjetër.
“Ju keni pa nëpër filma kur pengmarrësi i mban civilët e pafamjshëm peng, dhe pyetja e parë është se cka u bë me pengmarrësinë, a ua rrestu apo iku. Por, asnjëherë s’shtrohet pyetja se a duhet me qenë palë konstruktive pengmarrësi se i ka liru tanimë penqët, e s’po i kërcënon ata. E tash, Vuçiqi s’mundet me u bë palë konstruktive derisa është pengmarrësi.”, tha Basha në Politiko.
Ai tha se aleatët ndërkombëtarë s’mund ta barazojnë një Kosovë demokratike me një Serbi që për president ka një autokrat.
“Kjo tregon se në Serbi s’ka sistem të drejtësisë dhe kryetari i shtetit e bën arrestimin dhe lirimin e tyre. Po flasim për një shtet autokrat. Në të gjitha parametrat Kosova performon më mirë sesa Serbia. Jemi një qeveri progresiste, demokratike dhe nuk krahasohet me Serbinë. Ne mendojmë se jemi në të drejtën tonë.”, u shpreh tutje Basha.
Teksa foli për raportet Kosovë-SHBA, deputeti i VV-së tha se vendi ndanë vlera të njëjta me ato amerikane, dhe se Kosova nuk është në betejë me SHBA-në, por me një shtet krimnal siç është Serbia.
“Personalisht e çmojë ndihmën e secilit me përjashtim të Grenellit. S’besoj që ai ka luajtur rol. Falenderimi i shkon SHBA-së për shkak të fuqisë që e kanë, si dhe shteteve të BE-së. Me Amerikën ndajmë vlera të përbashkëta, miqësia me SHBA-në s’prishet asnjëherë.”, tha Basha në Politiko.