Liturgjia e Vidovdanit po mbahet në Manastirin e Graçanicës, e cila po drejtohet nga patriaku i Kishës Ortodokse Serbe, Porifrije.
Vidovdani zakonisht ndër vite është mbajtur në Gazimestan, por për shkak të situatës aktuale dhe pas një takimi mes Teodosijes dhe komandantit të KFOR-it Ristuccia, u vendos që sivjet të mbahet në Graçanicë. Serbët gjithashtu e prezantuan këtë ndryshim lokacioni edhe si mungesë e sigurisë.
Por, derisa ritet fetare po kryhen në Graçanicë, një helikopter i KFOR-it është parë mbi Gazimestan. T7 sjellë pamjet.