Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, Policia në kërkim të të dyshuarit të dytë

Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, Policia në kërkim të të dyshuarit të dytë

Policia e Kosovës është vënë në kërim të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë që ndodhi më 25 qershor të këtij viti.

Policia ka publikuar fotografinë e tij dhe është duke e kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Zef Ademajt.

Ndryshe, Sinjali ka raportuar se për vrasjen e dy vëllezërve, Blerim dhe Haxhi Islamaj, tashmë Prokuroria ka marrë vendim prej një muaj paraburgim ndaj Gjergj Gjergjaj.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetar

Gjakovë, 29 qershor 2023

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dyshuar është:

• Zef (Viktor) Ademaj i lindur me 23.03.1988, banues në fshatin Zllakuqan-Klinë.

Lidhur me rastin “Vrasje e rëndë” (ndodhur me datën 25.06.2023) pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur mbi dyshimin e përfshirjes në rast. Prezenca e personit të dyshuar nuk është arritur të sigurohet, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera policore.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.

Related Articles