Pas fitimit të çmimit “lojtari më i mirë i huaj në Ligue 1 2022-2023”, Lionel Messi siguron një tjetër “nderim”, në një sezon të paharrueshëm për fituesin e Kupë së Botës.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain shënoi “golin më të bukur të Champions League” 2022-2023, goli i shënuar në fazën e grupeve kundër Benfica-s ishte në fakt më i votuari.
Megjithatë momentalisht këto janë çmimet e tij të fundit në Europë, pasi argjentinasi u transferua te klubi i Inter Miami dhe tashmë do të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.