917 të arrestuar nga protestat në Francë

917 të arrestuar nga protestat në Francë

45 mijë policë janë vendosur në gjendje gatishmërie në Francë të premten në mbrëmje, ka bwrw tw ditur ministri i brendshëm – mes frikës së një nate të katërt trazirash.

Gérald Darmanin tha se 917 persona u arrestuan të enjten mbrëma – me disa prej tyre deri në 13 vjeç – dhe ka përsëritur thirrjet e qeverisë për prindërit që t’i mbajnë fëmijët e tyre larg trazirave, shkruan BBC.

Qeveria kërkoi gjithashtu mbylljen e shërbimeve të autobusëve dhe tramvajit gjatë natës dhe tha se automjetet e blinduara do të përdoren për të ndihmuar në zbatimin e ligjit.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka përditësuar udhëzimet e saj për britanikët që vizitojnë Francën, duke u kërkuar udhëtarëve të monitorojnë median dhe të shmangin protestat.

Trazirat filluan të martën pasi policia franceze qëlloi për vdekje një djalë 17-vjeçar me origjinë algjeriane, të quajtur Nahel M.

Oficeri që qëlloi Nahelin i ka kërkuar falje familjes, por vdekja e adoleshentit ka ringjallur ankesat për policinë dhe profilizimin racor në periferi të Francës.

Related Articles