E ashtuquajtura modele, Arta Nitaj, ka reaguar pasi iu publikua një video ku tallej me islamin, video kjo që ishte postuar nga Butrint Imeri.
Pamjet janë realizuar gjatë festës së ditëlindjes së Nitajt.
E ajo tash është penduar. Në një reagim në Instagram ka thënë se është besimtare “e palëkundur”, por respekton edhe fetë e tjera.
Ajo thotë se në atë video nuk e ka fyer fenë islame, pasi që edhe vet i përket atij besimi, ndonëse ajo nuk njihet fort për përfillje të rregullativave religjioze.