Arabia Saudite thotë se parandaloi sulmin me raketa ndaj Medinës

Arabia Saudite thotë se parandaloi sulmin me raketa ndaj Medinës

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka njoftuar se ka parandaluar një sulm me raketa ndaj qytetit të shenjtë të Medinës, si dhe një sulm tjetër në pjesën lindore të mbretërisë.

Njoftimi u bë të enjten nga koalicioni, i cili lufton kundër rebelëve Huthi në Jemen, të mbështetur nga Irani. Megjithatë, nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me sulmet e parandaluara.

Ndërkohë, rebelët Huthi kanë marrë përgjegjësinë për një sulm në Aden, qytet port në jug të Jemenit, ku ndodhet një bazë e përdorur nga qeveria e njohur ndërkombëtarisht dhe e mbështetur nga Arabia Saudite.

Sipas zyrtarëve, të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij sulmi.

Related Articles