Elvir Azizi është zgjedhur sot si drejtor i ri i Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Lajmin është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga faqja zyrtare e ShSKUK-së.
“Ministri Vitia pasi ka uruar zgjedhjen e drejtorit të ri të ShSKUK-së, ka shtuar se përkrahja e Ministrisë së Shëndetësisë do të jetë e vazhdueshme për Bordin Drejtues dhe drejtorin e ri” thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Elvir Azizi ëshrë zgjedhur drejtor i ShSKUK-së, përmes konkursit publik që kishte shpallur Bordi Drejtues i ShSKUK-së.