Një muaj paraburgim ndaj të miturit për sulm seksual ndaj një vajze

Një muaj paraburgim ndaj të miturit për sulm seksual ndaj një vajze

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar propozimin e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji një të mituri që dyshohet për sulm seksual ndaj një vajze, po ashtu e mitur.

Sipas propozimit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, rasti kishte ndodhur në Malishevë, ndaj viktimës së mitur nën moshën 16 vjeçare.

I mituri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve, i cili do t’i llogaritet prej kohës së arrestimit më 03 korrik 2023 dhe do të zgjasë deri më 01 gusht 2023.

Related Articles