Tre muaj më parë, në polici u raportua për zhdukjen e një personi.
Malë Boneshta u raportua si i zhdukur nga vëllau i tij, pasi kishte qenë për vizitë dhe nga ajo kohë nuk dinte më për vendndodhjen e tij.
Sot rreth orës 02:20, Boneshta është hasur në Pikën Kufitare Merdare.
Ai u has në Merdare gjatë regjistrimit në sistem, dhe i njëjti ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Boneshta u shoqërua në Stacionin Policor në Gjakovë, ku u intervistua dhe deklaroi se kishte dalur për shëtitje në Mal të Zi e më pas shkoi ne Sarajevë.
Indeksonline raporton se në Sarajevë, Boneshta qëndroi deri dje.
I njëjti ka pohuar në polici se nuk ka pasur probleme familjare dhe nuk i ka njoftuar mbi vendndodhjen e tij.
Pas përfundimit të procedurave, Boneshta është marrë në shtëpi nga vëllau i tij.
Rasti ndërkohë është akoma duke u hetuar.