Presidenti i SHBA Joe Biden ka mbrojtur “vendimin e tij shumë të vështirë” për t’i dhënë Ukrainës bomba thërrmuese, të cilat kanë një histori të vrasjes së civilëve.
Presidenti tha se atij iu desh “një kohë për t’u bindur për ta bërë këtë”, por ai kishte vepruar sepse “ukrainasve po u mbarojnë municionet”.
Udhëheqësi i Ukrainës përshëndeti masën “në kohë”, por grupet e të drejtave të njeriut dhe disa demokratë e kritikuan vendimin.
Një i dërguar i Moskës kritikoi “cinizmin” e Uashingtonit.
Zoti Biden i tha CNN në një intervistë të premten se ai kishte folur me aleatët për vendimin, i cili vjen përpara një samiti të NATO-s në Lituani javën e ardhshme.
Bombat thërrmuese janë të ndaluara nga më shumë se 120 vende, por janë përdorur nga Rusia dhe Ukraina gjatë luftës.
/Euronews Albania/