Kuvendi ka dështuar të zgjedh kandidatin për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese edhe në rundin e tretë,.
Në këtë rund po garonin Vigan Qorrolli i cili mori 49 vota dhe Haxhi Xhemajli 38 vota.
Asnjëri prej tyre nuk arriti që t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u propozuar për gjyqtar të Kushtetueses.
Përveç Qorrollit dhe Xhemajlit, për pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese kanë konkuruar Hilmi Jashari, Hava Bujupi – Ismajli, Shukri Sylejmani, Gjylbehare Murati, Hashim Çollaku, Valbona Shala – Thaçi, Zef Prenrecaj dhe Ramadan Gashi.