Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka folur pas publikimit të përgjimeve me nënkryetarin e Listës Serbe, Igor Simiq, e ku u përmend nga ky i fundit një bisedë e saj me Milan Radojiçiqin.
E për këtë bisedë, del se kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë i njoftuar me kohë. Këtë e ka konfirmuar vetë Kusari-Lila e cila pohoi se Kurti u informua më vonë.
“Jo s’ka qenë (i informuar Kurit)… se kjo nuk është diçka që është përgatitë, jo është diçka që jam përballë ose ballafaqua në moment në zyre kur ka qenë Slavko Simiq. Dhe natyrisht ai çdo të dytën referencë e përmend Radojçiqin dhe e bënë këtë thirrje me të. Unë e kom ndi obligim që duhet me ia komuniku (para 4 muajve) kryeministrit dhe me ia tregu rrethanat që ka ndodhë kjo bisedë”, ka thënë ajo.
Se a ka kërkuar Kurti dorëheqjen e saj pas publikimit të këtyre përgjimeve, ajo tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, ndërsa të njëjtit ia ka sqaruar biseden me detaje.
“Unë kam kërkuar me ia spjegu të gjitha rrethanat, kryeministri ka dëgju, m’i ka bë edhe disa pyetje shtesë dhe nuk e ka kërku dorëheqjen time”, tregoi ajo në Debat Plus.
E pyetur se çfarë përmbajtje kishin pyetjet e Kurtit, ajo tha se kishin përmbajtjen e bisedës, “e natyrisht edhe për komentet të cilat janë dhënë”.
Gjithashtu, Kusari-Lila shtoi se që nga publikimi i këtyre përgjigjeve nuk i ka shkuar “asnjëherë të vetme” në mendje të jep dorëheqje.