Hovenier: Politikanët kanë komunikim me të gjitha palët, por Radojicic është në listë të zezë

Hovenier: Politikanët kanë komunikim me të gjitha palët, por Radojicic është në listë të zezë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur sot edhe për përgjimet e publikuara dje në media, ku shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dëgjohet teksa bisedon me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simic, e ku në bisedë e sipër përmendet se Kusari-Lila ka biseduar edhe me Milan Radojicic.

Hovenier ka thënë se liderët politikë në parlament kanë komunikim me të gjithë palët, por shton se Milan Radojicic është në listën e zezë të SHBA-së.

“Nuk mund të flas shumë për këtë, liderët politikë në Parlament kanë komunikim me të gjithë palët. Por Radojiçiq ju e dini se është në listë të zezë të SHBA-së”, ka thënë Hovenier.

Related Articles