Shtetasi rus që tentoi të futet në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Serbia tashmë është dëbuar nga territori e Kosovës. Gjykata Themelore në Mitrovicë, i ka shqiptuar atij urdhër ndëshkimor si dhe ka marrë vendim për dëbimin e tij nga Kosova.
I dyshuari që u ndalua nga Policia e Kosovë dhe përfundoi në pranga ishte Igor Dimitrieviq, 37-vjeçar.
Më 7 korrik, ai është ndaluar në fshatin Zërnosek të komunës së Leposaviqit, teksa po drejtonte një furgon.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit kishte urdhëruar që ai të dërgohet në mbajtje nën dyshimin për veprën ‘Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare’ e më pas ka dalë para gjykatës.