Miqtë rrihen mes vete në Vushtrri, një 41-vjeçar merr lëndime të rënda

Miqtë rrihen mes vete në Vushtrri, një 41-vjeçar merr lëndime të rënda

Të hënën, në rrugën ‘Pandeli Sotiri’ në Vushtrri, disa persona dyshohet se janë përfshirë në një rrahje.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një 41-vjeçar është dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencë për trajtim mjekësor dhe pas dhënies së ndihmës së parë, ai është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim të mëtutjeshëm.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës dhe të njëjtit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sipas burimeve të Sinjalit, palët e përfshira në rast kanë miqësi familjare mes vete dhe një 63-vjeçar është arrestuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Related Articles