“Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre. Në role kryesore janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, dy ndër personazhet më të komentuar prej disa muajsh tanimë.
Nga ‘rivalë’ në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ata vijnë tashmë si burrë dhe grua në filmin që parashikohet të thyejë rekorde. Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët.
Ai është filmi më i komentuar i momentit dhe të gjithë jemi sy e veshë për çdo informacion të ri që vjen për “Në kuadër të dashurisë”. Një staf vërtet i madh dhe një grup profesionistësh janë duke punuar fort për të sjellë më të mirën tek publiku.
Së bashku me dy protagonistët kryesorë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, do të jetë dhe një kast shumë interesant, me aktorë profesionistë, por edhe me personazhe të tjerë të njohur dhe shumë të dashur për publikun.
Këtu përmendim aktorët e mirënjohur Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Besmir Bitraku e shumë emra të tjerë të rëndësishëm.Së fundmi është publikuar dhe para posteri zyrtar i “Në kuadër të dashurisë”.
Në të mund të shohim dhe personazhet kryesorë të filmit, më saktësht tre çifte; Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, Zamira Kita dhe Ndriçim Xhepa, Sara Hoxha dhe Roerd Toçe. Në role të tjera gjithashtu dhe Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Salsano Rapi, Besmir Bitraku, Sotiraq Bratko, Dea Mishel Hoxha, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Myzafer Zilfaj, Xhuliano Brisku, Megi Pojani, Jori Delli. Në të shkruhet gjithashtu fraza “Asgjë nuk është e pamundur”…
Kujtojmë se “Në kuadër të dashurisë” vjen në ekranin e kinemasë në muajin tetor.