Kajtazi: Kur Kusari fliste me Simiqin, Kurti e quante publikisht kriminel Radojçiqin (Video)

Kajtazi: Kur Kusari fliste me Simiqin, Kurti e quante publikisht kriminel Radojçiqin (Video)

Opinionisti, Vehbi Kajtazi, ka komentuar përgjimet e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, për diskutimet që pati me përfaqësues të Listës Serbe, përfshirë edhe kriminelin, Milan Radojçiq.

Ai ka thënë në Rubikon me Adriatik Kelmendin, se pavarësisht se ajo mohonte të kishte biseduar të paktën një herë me Radojçiqin, rezulton që përfaqësuesja e Vetëvendosjes në Kuvend, foli pesë herë me kriminelin serb.

E derisa komentonte një deklaratë të vitit 2017 të kryeministrit Albin Kurti ku paralajmëronte se do ta shpallte ilegale Listën Serbe, Kajtazi ndërlidhi edhe një çështje tjetër.

”Janë dy çështje për mua goxha interesant. Në kohën kur Kusari e ka zhvillu këtë bisedë me kolegun e saj Simiq, Kurti e ka quajt kriminel Radojçiqin në Kuvend”.

”Pra, për mua kjo është pafytyrësi. Me quajt dikënd ‘kriminel’ në publik ndërsa privatësisht kështu me komuniku me të. Është edhe e pandershme, pavarësisht kush është ai. Por, e bëjnë një gjë të tillë”.

Related Articles