Ka reaguar edhe ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK’së, Faton Klinaku, pas publikimit të pjesës së tretë të përgjimeve, ku është e përfshirë edhe Mimoza Kusari-Lila.
Përmes një postimi në “Facebook” ndërkaq, Klinaku i ka bërë thirrje Prokurorisë që t’i intervistojë Kusari-Lilën e Sllavko Simiqin.
“Sipas asaj që ne e dinim, qeveria e kishte të vetmen mundësi që të bashkëpunonte dhe të bashkërendonte votimin me listën serbe, e që për ne atëherë kjo ishte e pamoralshme dhe e pakuptueshme, por kjo gjë ka ndodhur atëherë, e që ne vazhdimisht e kemi thënë publikisht e që tash po dëshmohet edhe me përgjime”, tha ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: