Krasniqi: Qeverisja e Albin Kurtit e ka degraduar çdo sferë të jetës

Krasniqi: Qeverisja e Albin Kurtit e ka degraduar çdo sferë të jetës

Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, pas përgjimeve ndaj Mimoza Kusarit, reagoi në Facebook, duke thënë se ofendimi i veteranëve të UÇK-së, i policit të vrarë në veri, Enver Zymberi, dhe i zyrtarëve të PDK-së, “është manifestimi më i hapur i mentalitetit tinëzar, mashtrues e pa dinjitet”.

“Ofendimi i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i heroit Enver Zymberi – që ra në detyrë duke mbrojtur sovranitetin e shtetit, si dhe i kolegëve të mi të Partisë Demokratike të Kosovës nga eksponentja kryesore e pushtetit të Albin Kurtit në Kuvendin e Kosovës, është manifestimi më i hapur i mentalitetit tinëzar, mashtrues e pa dinjitet, që e ka kjo mazhorancë që sot e drejton vendin. Aq më shumë kur krejt këto paskan ndodhur gjatë serive të koordinimit me punëtorët e Milan Radojçiqit”, shkroi ai.

Duke folur për përgjimin e publikuar ku dëgjohet Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, duke biseduar me Listën Serbe, Krasniqi tha se qeverisja e Albin Kurtit e ka degraduar çdo sferë të jetës.

“Qeverisja e Albin Kurtit e ka degraduar çdo sferë të jetës. Stagnim në ekonomi, komë në diplomaci, kolaps në shëndetësi, degradim në arsim, izolim ndërkombëtar e kërcënim të fjalës së lirë. Tashmë edhe dëshmi konkrete për veprime të koordinuara mes Kurtit e Radojçiqit, përmes mashave të tyre Kusari-Lila e Simiq. Ka vetëm një rrugë për ta ndalë këtë degradim të gjithanshëm: zgjedhje të parakohshme sa më shpejt, për ta kthyer Kosovën në drejtimin e duhur”, shkroi deputeti i partisë opozitare.

Tutje, Krasniqi shtoi se nevojiten zgjedhje sa më shpejt.

“Ka vetëm një rrugë për ta ndalë këtë degradim të gjithanshëm: zgjedhje të parakohshme sa më shpejt, për ta kthyer Kosovën në drejtimin e duhur!”, shkroi ai.

Related Articles