Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pas situatës në Kuvendin e Kosovës, ku thotë se gati u godit nga deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi.
Deliu përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se u fye, u sha dhe u shtye.
“Sot, për herë të parë në jetën time politike, jam fyer, sharë, shtyrë dhe, do të isha edhe e goditur nga deputeti i Vetëvendosjes Halil Thaçi, sikur të mos kisha mbrojtjen e kolegëve deputetë të PDK-së. Asnjëherë nuk jam ndier kaq e rrezikuar dhe e goditur si deputete, si grua e si nënë, në të gjitha vitet e mija në shërbim të këtij vendi.” – tha ajo.
Tutje, deputetja Deliu e ka cilësuar si të turpshme gjendjen e Qeverisë për ta fshehur skandalin e koordinimit me Listën Serbe.