Balje: Besniku ka gjuajt shishe me ujë në Mërgimin

Balje: Besniku ka gjuajt shishe me ujë në Mërgimin

Deputetja Duda Balje, në një prononcim për medie tha se e ka parë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi duke e goditur me shishe deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtakun.

Ajo ka thënë se nga zyrtarët që janë sulmuar që ka parë ajo është ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Kam pa Ministrin e Financave dhe Albulena. Ata janë brenda. Unë mendoj se Besniku ka gjujt shishe me ujë në Mërgimin, nuk jam e sigurt për këtë. Mirë janë, krejt janë brenda”, ka thënë ajo.

“Vetë nuk dojnë me dalë. Qe unë dola. Krejt çka ka ndodh, ka ndodh brenda”.

Related Articles