“S’janë shumë, edhe unë i kam në banesë 50 mijë”, anëtari i VV-së i del në mbrojtje Mujkës pas arrestimit

“S’janë shumë, edhe unë i kam në banesë 50 mijë”, anëtari i VV-së i del në mbrojtje Mujkës pas arrestimit

Prokuroria Speciale ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh Faruk Mujkës e Hysen Muzliukajt.

Mujka po dyshohet në cilësinë e nënkryetarit të komunës në Mitrovicë së Jugut ndërsa Muzliukaj në cilësinë e Drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë për korrupsion.

Anëtar i degës së Vetëvendosjes në Mitrovicë, Fatmir Hasani, ka folur sot për rastin e arrestimit të tij.

Unë besoj në pafajësinë e tij. Nuk e di nga kanë rrjedh këto për m’i arrestu, por s’besoj që ka diçka. Por, është diçka politike mes PDK-së kundër Vetëvendosjes. Shumë prona janë ktheyr nga publike në private, s’do të thotë që janë korrupsion. I kanë ndihmuar qytetarët. Ky është mendimi im”, tha ai.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së Mujkës iu gjetën 60 mijë euro. Duke komentuar këtë, Hasani tha se nuk është shumë e madhe dhe se edhe ai vetë i ka 50 mijë euro në banesën e tij.

Ajo është për m’u qesh. Unë i kam 50 mijë euro në banesë”, tha ai, duke shtuar se ato para Mujka ka mund t’i ketë edhe hua nga ndonjë shok për ndonjë projekt. Ndoshta Faruku ka pasë edhe projekte të tjera. Unë nuk e di, por 60 mijë euro mund t’i kesh. Nuk janë 100 mijë a 200 mijë”.

Hasani në Frontal të T7 tha se këto para i ka nga puna 20 vjeçare në Londër.

Related Articles