“Pse ma ke zënë rrugën..”/ Rrahje brutale mes anëtarëve të dy familjeve në Rahovec, pesë të arrestuar

“Pse ma ke zënë rrugën..”/ Rrahje brutale mes anëtarëve të dy familjeve në Rahovec, pesë të arrestuar

 Sot në fshatin Pataqan të Epërm të Rahovecit, pesë persona janë përfshirë në një rrahje dhe të njëjtit tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se tre anëtarë të një familje në njërën anë dhe dy të një familje tjetër kanë sulmuar njëri – tjetrin si pasojë e një mosmarrëveshje momentale që eskaloi nga debati në dhunë.

Tre nga të dyshuarit kanë marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Rahovecit, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Sipas informacioneve të para, motiv i rastit dyshohet të ketë qenë një fjalosje se kush kujt po ia zë rrugën, që i futi në sherr anëtarët e dy familjeve.

Posa rasti është denoncuar, të njëjtat burime thonë se Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë marrë informacionet e para dhe deklaratat e disa dëshmitarëve për incidentin që ka ndodhur.

Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor kanë përfunduar në Polici, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin për të cilin dyshohen. 

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Related Articles