Gruaja e Muzliukajt: Në shtëpi Policia gjeti vetëm 1200 euro e jo 60 mijë euro

Gruaja e Muzliukajt: Në shtëpi Policia gjeti vetëm 1200 euro e jo 60 mijë euro

Bashkë me ish-nënkryetarin e Mitrovicës, Faruk Mujkën, mëngjesin e sotëm është arrestuar edhe Hysen Muzliukaj, ish-drejtor komunal për Kadastër, e tash këshilltar i Faton Pecit. Të dy dyshohen për korrupsion gjatë detyrave të tyre.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kryer sot bastisje në dy lokacione, pronë e kryeshefit të Ipër-Lepencit, Faruk Mujka dhe ish-drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës, Hysen Muzliukaj. Prokuroria njoftoi se në dy pronat e bastisura ka sekuestruar 60 mijë euro.

Gruaja e ish-drejtorit, Ria Aliu Muzliukaj, ka publikuar një sqarim në profilin e saj në Facebook, duke thënë se në shtëpinë e tyre nuk janë gjetur 60 mijë euro, por 1200.

“Kam marr shumë telefonata dhe mesazhe nga familjar dhe miq, për situaten e ndodhur. Dua të ju njoftoj se shuma e përmendur prej 60 mijë euro nuk është gjetur në shtëpinë tonë dhe nuk kanë te bëjnë asgjë me ne. Policia ka evidentuar në shtëpinë tonë vetëm 1200 euro, që janë të hyra familjare. Ne besojmë në drejtesi, sikurse qe besojmë në pafajesinē e plotë të Hysenit. E vlerësojmë pozitivisht sjelljen e policisë, e cila kishte qasje profesionale sot në mëngjes”, thuhet në sqarimin e saj.

Related Articles